
Rektori i ri i Universitetit Nëna Terezë në Shkup, Izet Zeqiri përfundimisht është shëndruar në ikonën e ngritjes së vlerës së universitetit të ri, shkruan Top24.
Universiteti Nëna Terezë që nga themelimi ishte parë si univeristet pa shpresë edhe pse politikae kishte promovuar si diçka të madhe. Universiteti nën drejtimin e profesorit Aziz Pollozhani kishte mbetut nën hije dhe gati se askush nuk fliste për te.
Zgjedhja e Izet Zeqirit në krye të këtij Universiteti dhe angazhimi i tij i menjëhershëm bëri që Universiteti më i ri shqiptarë të duket në sipërfaqe dhe të ketë shpresë për ditë më të mira për këta student. Ndryshe në popull kjo zgjedhje e Zeqirit sipas një interpretimi popullor do të quhej ” Punës iu gjet njeriu e njeriut punë” shkruan Top24.
Por kush është Zeqiri?
Izet Zeqiri është doktor i shkencave ekonomike, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe për dy vite dekan i fakultetit të biznesit dhe ekonomisë. Ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa nga viti 2015, anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Izet Zeqiri është i vetmi politikan shqiptarë që i është përgjigjur vullnetit të popullit, duke dhënë dorëheqje nga posti i deputetit për shkak se humbi zgjedhjet në garën për kryetar komune në Tetovë.
Gjatë periudhës sa ishte deputet, Zeqiri ishte nga deputët e vetëm i cili me fakte dhe argumete kundërshtonte politikat egabuara të qeverisë.Top24




