LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon ambasadoren e Zvocrës Veronika Hulman Marti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar për takimin e tij me ambasadoren e Zvicrës, znj. Veronika Hulman Marti shkruan Top24.
Ahmeti dhe Veronika Hulman Marti dikutuan rreth proceseve aktuale politike, rëndësinë e madhe të zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe nevojën e funksionimit të Kuvendit pa bllokada dhe obstruksione të pakuptimta në shërbim të nevojave të qytetarëve.
“Shpreha mirënjohjen time për përkrahjen që shteti Zviceran i jep perspektivës europiane të vendit dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në realizimin e projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjellë Top24.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close