LajmeRajon

Përparim Rama: Qeveria është kryekëput fajtore që “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media, tha se qeveria është fajtore që festivali “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë raporton Gazeta Express.

“Arsyeja pse ky festival është i zhvendosur në Tiranë është kryekëput përshkak të zvarritjes së qeverisë. Institucionet qëndrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e kuvendit komunal dhe të kryetarit të Prishtinës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë përpjekje që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës në asamble. Vendime të tilla për ne janë të papranueshme, zvarritja e qeverisë është e pafalshme për dëmin që i ka bërë ekonomisë së vendit”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close