Skender Rexhepi -Zejd vazhdon rrugën i vetëm pasi u braktis nga AAA

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi, ka njoftuar organet e Parlamentit se nga sot e tutje do veproj si deputet i pavarur.

Rexhepi deri më tani ishte pjese e subjektit politik Alternativa, e cila drejtohet nga Afrim Gashi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Partia Alternativa nga sot do të ketë vetëm tre deputetë.

Kujtojmë se kjo parti kohë më parë ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, që numëronte 12 deputetë.