LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri, tu primë së bashku pa dallim proceseve politike, të fuqizojmë pozicionet tona politike dhe ti ofrojmë shoqërisë sonë më të mirën sepse pa dyshim ajo na mbështeti plot 20 vite

Kandidati për kryetar dege në degën e BDI-së në Tearcë, Nuhi Neziri pas publikimit të listave përfundimtare nga komisioni për kandidim përmes një postimi ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpartiakët dhe banorët e komunës së Tearcës, shkruan Top24

” Tu primë së bashku pa dallim proceseve politike, të fuqizojmë pozicionet tona politike dhe ti ofrojmë shoqërisë sonë më të mirën sepse pa dyshim ajo na mbështeti plot 20vite” shkruan Nuhi Neziri kandidat për kryetarë dege dhe njëherësh kryetar i komunës së Tearcës.

Ndryshe BDI me Nuhi Nezirin për herë të parë ka aritur në komunën e Tearcës të bëj diferencën e dukshme në zgjedhje sidhe si asnjëher më parë kjo degë nuk ka qenë më unike se sa tani me Nuhi Nezirin, Top24.

 

Të nderuar bashkëvendas të komunës sime!
Sot subjekti ynë publikoi listat e kandidatëve për kryetar dege, garë në të cilën jam kandidat dhe unë.
Gara brenda BDI-së pa dyshim që paraqet një vlerë të paqenë deri më tani në skenën politike aq më shumë në kampin shqiptarë.
Gati para një viti unë dola para jush dhe kërkova mbështetje për t`i dhënë jetë komunës sonë.
Sot të dashur miq, qytetarë dhe bashkëpartiak po kërkoj mbështetje që tu primë së bashku pa dallim proceseve politike, të fuqizojmë pozicionet tona politike dhe ti ofrojmë shoqërisë sonë më të mirën sepse pa dyshim ajo na mbështeti plot 20 vite.
Unë jam krenar me ju dhe me çdo anëtarë, gara brenda partisë sonë do të sjellë fitoret e reja për popullin tonë dhe komunën tonë.
Me shumë dashuri,
Miqësisht, Nuhiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close