Deputeti i kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku përmes një postimi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit Jeton Shasivari duke shkruar se Shasivari duhet të ” merret me punët e tij dhe me çështjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e të mos lëshohet në deklarata që ngjajnë sikur të jenë shkruar nga dora gjakatare e armikut”, shkruan Top24
“Populli i Kosovës i ka shpallur çlirimtarët të pafajshëm. Edhe vendimi i 16 shtatorit duhet të jetë i tillë. Dhe, në fund, ministrit po ia them edhe këtë: më mirë t’i thuash kryeministrit tënd, Mickoskit, të mos i kërkojë mikes së tij, Trendafilovës, të ushtrojë presion mbi trupin gjykues në Hagë për vendimin ndaj çlirimtarëve.”
Postimi i plotë i Mërgim Lushtakut:
Një ministër i koalicionit mes Mickoskit dhe Kurtit në Maqedoninë e Veriut paska vendosur të na japë leksione për respektimin e vendimeve të gjykatave.
Ministrit i them: le të merret me punët e tij dhe me çështjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e të mos lëshohet në deklarata që ngjajnë sikur të jenë shkruar nga dora gjakatare e armikut.
Populli i Kosovës i ka shpallur çlirimtarët të pafajshëm. Edhe vendimi i 16 shtatorit duhet të jetë i tillë.
Dhe, në fund, ministrit po ia them edhe këtë: më mirë t’i thuash kryeministrit tënd, Mickoskit, të mos i kërkojë mikes së tij, Trendafilovës, të ushtrojë presion mbi trupin gjykues në Hagë për vendimin ndaj çlirimtarëve.
Ne do ta mbrojmë të vërtetën, dinjitetin dhe shtetin tonë, ashtu siç e mbrojtën gjeneratat para nesh.