Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në fabrikën në hyrje të qytetit të Tetovës, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm.
Nga QMK apelojnë që dritaret dhe dyert e shtëpive të mbahen të mbyllura.
“Në orën 12:00 në vendngjarje ka mbërritur ushtria me një Hammer me 13 ushtarë, ndërsa në terren janë edhe 80 ushtarë nga kazerma e Tetovës me pajisje dhe makina për shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK.
Po ndihmojnë edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, si dhe ekipe me mjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve me përmbajtje kimike.


