NPK-Tetova me aksion për lajren e kontenjerëve dhe hapsirave rreth tyre!

Ndërmarrja Komunale Tetova-Tetovë, gjatë netëve të fundit ka ndërmarrë një aksion për larjen e kontenjerëve dhe hapsirave rreth tyre. Qëllimi i këtij aksioni është për të pastruar dhe mirëmbajtur hapsirat publike rreth kontenjerëve. Drejtori i ndërmarrjes komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi ka apeluar qytetarët që mbeturinat ti hudhin brenda në kontenjer dhe jo rreth tyre ndërsa mbeturinat inerte të kontaktojnë ndërmarrjen për mënjanimin e tyre dhe të mos i grumbullojnë pranë kontenjerëve, shkruan Top24