BotaLajme

Izraeli në alarm: Qytetarë, mos shkoni në Turqi!

Izraeli ka paralajmëruar  qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi. Shkak janë bërë akuzat e ngritura nga Teherani, pasi e akuzon Izraelin për vrasjen kolonelit të Gardës Revolucionare, ngjarje e ndodhur javën e kaluar, sipas mediave të huaja.

Teherani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Hassan Sayyid Hodai, i cili u qëllua për vdekje nga dy persona ndërsa ai ishte brenda makinës së tij. Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite tha në një deklaratë se Teherani ka të ngjarë të kërkojë të shënjestrojë izraelitët në Turqi, duke e cilësuar këtë të fundit një vend me rrezik të lartë.

Turqia është një destinacion popullor turistik për izraelitët dhe të dy vendet po rindërtojnë marrëdhëniet e tyre pas më shumë se një dekade tensionesh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close