
Sipas një zyrtari të rajonit separatist pro-Kremlinit, Luhansk, rreth 8,000 robër lufte ukrainas po mbahen në republikat e vetëshpallura popullore Luhansk dhe Donetsk të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe ka shtuar se qindra po shtohen çdo ditë.
“Ka shumë të burgosur. Sigurisht, ka më shumë prej tyre në territorin e Republikës Popullore të Donetskut, tani numri i përgjithshëm është diku rreth 8,000,” citon agjencia e lajmeve Tass Rodion Miroshnik, i cili u emërua ambasador i Luhansk në Rusi në fillim të këtij muaji.
“Qindra po shtohen çdo ditë,” shton ai.

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore të Donbasit dhe Luhanskut, ndërsa po vazhdon përpjekjet e saj për të marrë kontrollin e plotë të Donetskut dhe Luhanskut./tvklan.al



