BotaLajme

Rusia është duke avancuar në qytetet kyçe në lindje të Ukrainës

Forcat ruse kanë bombarduar dhjetëra qyteza në rajonin e Donbasit dhe po u afrohen dy qyteteve kyçe, Severodonjeck dhe Lisiçansk, ku mijëra civilë rrezikojnë të mbesin të bllokuar pa rrugëdalje, ka thënë ushtria ukrainase.

“Trupat ruse kanë avancuar mjaftueshëm sa për të kryer sulme me mortaja”, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday më 25 maj, në një postim në rrjetet sociale.

Rënia e këtyre dy qyteteve do t’iu mundësonte forcave ruse marrjen e kontrollit të provincës Luhansk, një prej synimeve të Rusisë në luftë.

Megjithatë, inteligjenca britanike ka thënë në përditësimin e fundit se ofensva ruse po përballet me dështime serioze operacionale, duke përmendur në mënyrë specifike forcat elitare ajrore.

Sipas saj kjo gjë vënë në pah se si investimet e presidentit rus, Vladimir Putin në forcat e armatosura në 15 vjetët e fundit kanë rezultuar në forcë të pabalancuar.

Ndërkohë Zelensky bërë sërish thirrje për ndihmë të Perëndimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë./REL

Related Articles

Back to top button
Close
Close