LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami pret në takim ambasadoren e Rumanisë, Adela Monica Axinte

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur në takim ambasadoren e Rumanisë 🇷🇴 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, Adela Monica Axinte, përcjellë Top24.

“Diskutuam për shumë çështje në mesin e të cilave ishte edhe situata aktuale politike dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në rajonin tonë. Ambasadoren rumune e informova për kapacitetet turistike që ka komuna e Tetovës, me theks të veçantë për Kodrën e Diellit dhe vende të tjera që janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e turizmit. Nga ambasadorja morëm mbështetje për promovimin e turizmit në forume të ndryshme ekonomike” tha Bilall Kasami, përcjellë Top24.

Kasami më tej shtoi se  me ambasadoren Monica Axinte,  duskutuam edhe për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian për të cilën ambasadorja edhe një herë na e ri-konfirmoi mbështetjen rumune në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë që vendi ynë sa më shpejt të bëhet pjesë e saj. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close