Zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë ditës së djeshme me ftesë të ambasadës së Republikës së Kosovës mori pjesë në koncertin me këngë të vjetra qytetare të ansamblit vokal “Zanat” që u mbajtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përcjellë Top24.
“Këto zëra të mrrekullueshëm promovojnë vlerat e jashtëzakonshme të kulturës sonë kombëtare në mbarë botën. Na nderofshin me suksese në çdo paraqitje skenike në festivalet vendore dhe ndërkombëtare!” shkruan zëvendëskryeministri Grubi përcjellë Top24.


