LajmeRajon

Kryeministri Kurti për 9 Maj, kujton ministrin e jashtëm francez Robert Schuman ideatorin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e ditës së krijimit të Bashkimit Europian ka kujtuar themeluesin dhe ideatorin e BE-së ministrin e jashtëm francez Robert Schuman shkruan TOP24.

“Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kpsovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.” shkruan kryeministri Kurti përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close