Ofroi rreth 280 mijë euro për t’u liruar, Gjykata i vazhdon paraburgimin Muhamed Zekirit

Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë edhe për 30 ditë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares.

Avokati Aleksandar Trajkovski për A1On sqaroi që Zeqiri ka ofruar pasurinë e patundshme në vlerë rreth 280 mijë euro deri te Gjykata për t’u liruar nga paraburgimi. Një ofertë e tillë ishte refuzuar, ndërsa avokati ka paralajmëruar ankesë deri te Apeli.

Gjykata vlerësoi që prokurorja Katerina Kolareviq ka të drejtë kur paralajmëron që Zeqiri mund të arratiset.