Lidhja Shqiptare ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se ka bisedime për përfshirjen e Ziadin Selës në Qeveri, por jo për t’u bërë pjesë e VLEN-it.
Nga Lidhja Shqiptare thonë se nuk e shohin veten pjesë të një koalicioni që, sipas tyre, i vendos të drejtat e shqiptarëve në funksion të pushtetit.
“Lidhja Shqiptare nuk e sheh veten pjesë e një konglomerati mbetjesh të llojllojshme që tregtojnë të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”, thonë nga Lidhja Shqiptare pas deklaratës së Kasamit për portalin TS.
Nga ana tjetër vlen të thekësohet se kryeministri Albin Kurti gjatë takimit Kurti me Selën i ka kërkuar Selës që t’i bashkohet VLEN-it, pasi VLEN-i në anketat e fundit rezulton më dobët se BDI-ja.
Gjishtashtu sipas burimeve të portalit TS, Kurti i ka thënë Selës se ai është më karizmatik dhe më kombëtar se liderët e VLEN-it andaj shkrirja e tij në VLEN e rrit VLEN-in.


