
Marka maqedonase MAX , e cila ka qenë pjesë e tregut maqedonas për më shumë se 20 vjet, prezantoi koleksionin e ri të biçikletave për vitin 2022, të dizajnuar nga dizajnerë maqedonas. Kjo markë maqedonase në portofolin e saj mund të krenohet me një përzgjedhje të madhe biçikletash për çdo shije dhe nevojë.
Nën sloganin “NGIT MAX”, këtë vit, marka MAX ofron më shumë se 70 modele biçikletash, si biçikleta urbane, biçikleta malore dhe një përzgjedhje të madhe biçikletash për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe aksesorë të ndryshëm dhe shumë të nevojshëm.
Çiklizmi është një formë gjithnjë e më popullore rekreacioni dhe një nga të paktat aktivitete sportive që mund t’i përshtatet stilit të jetesës, shprehive, interesave dhe nevojave të gjithsecilit. Çiklizmi i rregullt është një nga mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore, ndërsa përmes tij rritet edhe ndërgjegjësimi për mjedisin.
Ashtu si me zgjedhjen e çdo produkti, edhe te biçikleta, duhet bërë gjithmonë një pyetje: si ta zgjedhim biçikletën më të mirë për veten tonë? Në koleksionin e biçikletave MAX për vitin 2022, do ta gjeni modelin tuaj të preferuar të biçikletës, i cili u përshtatet përmasave dhe stilit tuaj, si dhe nevojës për ngarje, duke ruajtur gjithashtu të gjitha detajet e nevojshme…



