LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski: Detyra jonë nuk është vetëm sigurimi dhe mbrojtja e punëtorëve, por edhe promovimi i të drejtave të tyre

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka uruar me rastin e festës së punëtorëve duke theksuar se 1 Maji është një mundësi reale për të kujtuar aspiratat tona për një shoqëri më të mirë dhe me të drejtë evropiane.

Si shtet, tha presidenti, duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar të drejtat e të gjithë punëtorëve.

Mesazhi për 1 Majin, thekson ai, është për të gjithë qytetarët, punëtorët dhe luftëtarët për një të nesërme më të mirë.

“Të luftojmë për valorizimin real të çdo punëtori në vend, të çdo individi që me veprimtarinë e tij, me mundin dhe sakrificën e tij kontribuon për të mirën e përbashkët. 1 Maji është një mundësi reale për të kujtuar se aspirata jonë për një shoqëri më të mirë, me të drejtë, evropiane në çdo segment të jetës duhet të shndërrohet në jetë të përditshme me përpjekje të përbashkëta. Detyra jonë nuk është vetëm sigurimi dhe mbrojtja e tyre, por edhe promovimi i vazhdueshëm i të drejtave të punëtorëve. Të jemi të zëshëm ndaj padrejtësive, të respektojmë punëtorët dhe të drejtën e tyre për një jetë dinjitoze, sepse vetëm kështu do t’ia dalim në progresin e nevojshëm që meriton çdo punëtor dhe çdo qytetar. Gëzuar 1 Majin”, deklaron presidenti Pendarovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close