LajmeMaqedoniTopLajm

Të punësuarit e komunës së Tetovës marin regresin në prag të Bajramit

Të punësuarit e komunës së Tetovës për herë të parë në prag të festës së Bajramit kanë marë nga 8 mijë denarë të pagës regres për vitin 2022, shkruan TOP24.

Gjatë ditës së sotme lajmin e bëri të ditur vet kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili përmes një postimi  u është drejtuar të punësuarve:

“Të nderuar të punësuar komunal,Gjatë kësaj jave në llogaritë tuaja bankare u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres) në prag të festës së Fitër Bajramit. Përkundër vështirësive financiare dhe bllokimeve të shumta, komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin maksimal në shërbimin e qytetarëve dhe në reformën administrative. Prandaj edhe përkushtimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm!

Me këtë, dëshmojmë përkushtimin tonë për më të mirën e qytetit!” ka shkruar Kasami përcjellë TOP24.
Ndryshe kujtojmë se edhe për adminstratorët maqedonas është paguar e njejta shumë pa përjashtim meqe për fat këtë vit pashkët qëlluan me një javë në mes nga festa e besimtarëve islam, Fitër Bajrami.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close