
Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi Zejdi është parë mbrëmë në Çarshinë e Shkupit, në një takim me sekretarin e LSDM-së, Mile Zeçeviç.
Sipas burimeve brenda LSDM-së, deputeti i cili luajti rol në shpëtimin e kësaj Qeverie, kohëve të fundit kanftohur raportet me partinë amë dhe nuk funksionon me grupin e deputetëve dhe është afruar me LDSM-në.
Zejdi sipas këtyre burimeve ka kërkuar edhe dy drejtori që i janë dhënë nga kulaçi i LSDM-së dhe jo i Alternativës, pasi është ndjerë i shpërfillur nga bashkëpartiakët e tij.
Skender Rexhepi Zejdi që në fillim ka pasur raporte të acaruara me zyrtarët e tjerë të AAA-së, u shkarkua nga posti i sekretarit, nuk është parë në asnjë aktivitet të partisë, as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Mbetet e paqartë nëse do ti bashkangjitet grupit të LSDM-së apo do të veprojë si i pavarur.


