LajmeMaqedoniTopLajm

BDI dëshiron zgjedhje në Prill, JO në Korrik, a frikësohet nga diaspora

BDI dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin e rregullt 2024, por jo edhe në muajin e rregullt, që sipas kodit zgjedhor i bie të mbahen në muajin korrik.

Kjo është periudha kur edhe diaspora shqiptare rikthehet në vendlindje dhe ndodh që të qëllojnë në ditën e votimit në vend. Raporton News33.

Zëvendës kryeministri Artan Grubu, siç duket për ti ikur reagimit të diasporës shqiptare e cila është e revoltuar me regjistrimin dhe trajtimin në përgjithësi, ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në muajin prill të vitit 2024.

Si alibi Grubi ka gjetur mbajtjen e zgjedhjeve të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale.
Sipas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kjo është pasojë e frikës së BDI-së nga dënimi me votë që mund të vijë nga diaspora shqiptare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close