BotaLajmeTopLajm

Çeçenët publikojnë video të tmerrshme nga Mariupol: Po pastrojmë territorin nga nazistët (VIDEO)

Lideri çeçen Ramzan Kadirov në Telegram postoi një video duke theksuar se Mariupol më në fund kishte rënë dhe se i gjithë territori ishte “pastruar nga nazistët ukrainas”.

Në video shihen ushtarët çeçenë duke qëndruar përpara një ndërtese të djegur dhe duke festuar fitoren.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u ka kërkuar falje banorëve të Mariupolit për përpjekjet e pasuksesshme të evakuimit nga qyteti.

Në një postim në Telegram, ajo tha se nga pala ruse “gjithçka është shumë e ndërlikuar, kaotike, e ngadaltë dhe, natyrisht, e padrejtë”.

Autoritetet ukrainase janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga Mariupol gjatë konfliktit dhe përpjekjet humanitare shpesh janë ndalur për shkak të mungesës së bashkëpunimit rus, tha Ukraina.

Related Articles

Back to top button
Close
Close