Studentët thërrasin protestë kombëtare, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.