
Askush nuk mund të garantojë se sa do të qëndrojë në pushtet establishmenti aktual politik në Bullgari dhe çfarë kërkesa mund të ketë për ne”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.
Duke folur për kërkesën e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, Pendarovski ka thënë:
“Pak njerëz mund të konfirmojnë se qeveria e Petkovit mund të zgjasë 7- 8 vjet. Deri në hyrjen tonë formale në BE. Nga kush duhet të kërkojmë garanci të tilla. Kjo është politika. Qeveria e ardhshme do të thotë – atë që ka firmosur, qeveria e mëparshme, ishin tradhtarë të çështjes sonë, ne nuk na intereson. Dhe? Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës çdo të hënë”, ka thënë Pendarovski./ Alsat.mk



