Portieri i Club Brugge, Yan Sommer i jep fund martesës me bashkëshorten e tij Alina.
‘Pas 7 vitesh martesë, Alina dhe unë vendosëm që të ndaheshim në fillim të këtij viti-shkruante Sommer në postimin e tij-morëm këtë vendim pas një reflektimi të kujdesshëm dhe me konsensus. E ruajmë kohën e kaluar së bashku me respekt dhe mirënjohje. Vajzat tona gjithnjë do të vazhdojnë të na bëjnë bashkë. Lumturia dhe mirëqenia e tyre mbeten prioriteti ynë absolut. Për respekt te familjes sonë, kërkojmë me mirësjellje që të kuptoni se nuk do t’iu përgjigjemi pyetjeve të tjera për ndarjen tonë. E vlerësojmë mirëkuptimin turja dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë në këtë moment’.


