
Pala bullgare e anashkaloi marrëveshjen e vitit 2017 dhe vendosi kriteret e veta, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.
Sipas tij, Komisioni i historisë është dashur të gjejë emra që mund të kremtohen së bashku e jo të jenë kusht për anëtarësim në BE.
“Demokracitë më të mëdha, Franca dhe Gjermania… është lajthitje nëse mendohet se është mit, nuk është e vërtetë, që ata, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u ulën, bënë histori të përbashkët në të cilën ata besojnë, ranë dakord për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes. Ju siguroj, në Francë dhe Gjermani nuk ka tekst të harmonizuar në shkollat fillore apo të mesme apo në fakultetet ku ’41, ’42, ’45 flitet në të njëjtën gjuhë. Por ajo që është e diskutueshme – mos e impononi si kriter për anëtarësimin në BE në shekullin 21 atë që ndodhi në shekullin e 11-të. Pala bullgare ndryshoi narrativin dhe anashkaloi marrëveshjen tonë dypalëshe, e cila nuk thoshte se komisioni historik dhe harmonia atje do të ishte kusht për hyrjen tonë në BE. Komisioni kishte për detyrë të gjente emra dhe ngjarje që mund t’i kremtojmë së bashku dhe t’u japim rekomandime të dyja qeverive”, ka thënë Pendarovski./ Alsat.mk



