LajmeRajon

AAK merr vendim: Nuk shkojmë në Kuvend pa u themeluar Komision Hetimor për energji

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për atë se çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës gjatë paradites, ku tri partitë opozitare lëshuan sallën e Kuvendit për shkak se nuk u themelua Komisioni Hetimor për çështje energjetike, kërkesa kjo e PDK-së, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se asnjë deputet i partisë që drejton nuk do të marrë pjesë në seanca plenare derisa të formohet ky komision.

“GP i AAK nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për ti bërë kuorumin shumicës derisa të formohet ky komision”, ka thënë ai ndër të tjera.

E gjatë kësaj konferencë ai ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për disa çështje që kanë të bëjnë direkt me sigurinë kombëtare.

“Të shqetësuar se përse Kurti po e bllokon jo vetëm një gaz sjellës, por një projekt amerikanë po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët
strategjik të Kosovës. Po e rrezikon sigurinë e vendit ky refuzim i gazit e sjellë më afër Kosovës Rusinë e Serbinë”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe pë ligji ne pagave dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto. Të rriten pagat [ër 30 për qind për shkak të çmimeve që janë ngritur”, tha ai ndër të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close