Komuna e Çairit njofton se të mërkurën, më 21 tetor, nga ora 08:00, do të nisin punimet për rregullimin e trotuarit në rrugën “Ferid Murati”, pranë ngrohtores. Komuna u bën thirrje qytetarëve që të mos parkojnë automjetet në këtë segment dhe t’i largojnë ato para fillimit të punimeve.
“Komuna e Çairit njofton qytetarët se të mërkurën, më 21.10.2026, duke filluar nga ora 08:00, do të nisin punimet për rregullimin e trotuarit në rrugën “Ferid Murati”, në segmentin pranë ngrohtores. Për të mundësuar zhvillimin e papenguar të punimeve, luten banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e këtij segmenti rrugor që të mos parkojnë automjetet në hapësirën ku do të kryhen punimet, si dhe t’i largojnë automjetet e parkuara para orës së përcaktuar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, thonë nga Komuna e Çairit.


