
Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, i është përgjigjur akuzave që koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi i bëri sot në adresë të ASH-së për papapjekuri politike dhe shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve me qëllim të nxitjes së tensioneve.
“Sot paska fol ish ministri i dështuar për arsim i cili la mësimdhënësit në gjendje të mjerueshme, objektet shkollore si në mesjetë dhe shumë fëmijë shqiptarë pa paralele në gjuhën amtare. Flet ish ministri që lejonte ofendime të shqiptarëve në tekstet shkollore, ndërsa vetë nënshkruante kontrata miliona euroshe për ditarë e libra në katër sy dhe çuditërisht këto raste ende nuk procesohen nga drejtësia e kapur prej tyre”, tha Dauti.



