Dy kandidate për ambasadore kalojnë filtrin në Komisionin për Politikë të Jashtme

Në Komsionin për Politikë të Jashtme e kaluan filtrin dy kandidate për ambasadore të ardhshme të venit. Elma Altorok prezantoi vizionin e saj si ambasadore në Egjipt kurse Tatjana Loparski në Hungari. Në shtator kaluan katër kandidatë të tjerë. Kandidatët ishin propozuar nga qeveria në koordinim me Presidenten, kishin marrë pëlqimin e vendeve përkatëse dhe procedura kishte ngecur në Kuvend që në fillim të vitit. Presidentja ndërkohë duhet të nënshkruaj dekretin për emërimin e tyre. Ligji parashikon që të paktën 50% e ambasadorëve të jenë diplomatë të karrierës kurse ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka këmbëngulur se Maqedonia tashmë përmbush kushtin dhe arrin në 60%