LajmeMaqedoniTopLajm

Kreu i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi; Ne nderojmë frymën e dijes dhe të dinjitetit që ata e shpërndanë ndër vite tek sa e sa gjenerata

Me rastin e manifestimit të organizuar nga ana e komunës së Tetovës dhe Muftinisë së Tetovës, kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi tha se “Ne nderojmë frymën e dijes dhe të dinjitetit që ata e shpërndanë ndër vite tek sa e sa gjenerata. Emrat e tyre do të mbeten të shënuar në historinë e qytetit tonë, ndërsa vepra e tyre do të mbetet frymëzim i përhershëm për punë të mira, për dije, sakrificë dhe kultivim të përhershëm të vlerave shpirtërore në shoqërinë tonë. Gjeneratat e hoxhallarëve të Tetovës janë palca e dinjitetit kombëtar dhe fetar në rrugën e historisë, janë kandilat ndriçues të dijes dhe arsimimit, të idealeve më të larta për një shoqëri tolerante, të emancipuar dhe humane.”, përcjellë TOP24

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close