
Zëvendësministri i kulturës Daim Luçi ka vizituar Tiranën ku ka takuar zëvendësministrene kulturës së Republikës së Shqipërisë z-nja Meri Kumbe shkruan TOP24.
Zëvendësministri Luçi në profilin e tij shkruan se “Me z-njën Kumbe biseduam për rëndësinë e angazhimit të përbashkët të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore mbi liqenin e Ohrit në kuadër të UNESKO-s, inicimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore, si dhe koordinimin e shumë segmenteve tjera që do fuqizonin edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. U dakorduam për komunikim të vazhdueshëm në interes të vlerave të mirëfillta kulturore”, përcjell TOP24.



