
Brighton është befasia më e madhe e javës së 32-të në Premier League.
Skuadra e Brighton-it ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në stadiumin “Emirate”, ndaj Arsenalit shumë të favorizuar.
Futbollisti Granit Xhaka me lojtarë të tjerë u munduan deri në fund, por nuk arritën më shumë se të ngushtojnë humbjen.
Xhaka asistoi në minutën e 89-të, ndërsa Martin Odegaard realizoi, por nuk mjaftoi.
Kjo humbje dëshpëron Xhakën me shokë.
Për Brighton shënuan Trossard (26′), Mwepu (67′) dhe për Arsenalin Odegaard (89′).
Arsenali renditet në vend të pestë me 54 pikë e Brighton është i 11-ti me 37.



