
Bartësi i Alternativës Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi sonte përmes një lidhjeje direkte në ”CLICK”, ka folur për zgjedhjet e 3 prillit në Luginën e Preshevës.
Arifi ka thënë se arsyeja e bojkotit të zgjedhjeve në Luginë të Preshevës është si rezultat i shkeljes së marrëveshjes së Tiranës nga ana e Shaip Kamberit.
Ndërkaq, ndaj fjalëve të Shqiprimit ka reaguar Kamberi i cili ka thënë se është problem pse bartësi i Listës nga Lugina nuk e uron fitoren e Listës së tij.
”E as që hesht për debaklin e tij zgjedhor duke akuzuar Shqipërinë, Kosovën ose mua. E fundja as që votoj për President të Serbisë, të cilin e bojkotuan pjesa absolute e shqiptarëve. Çështje e tij. Por, problem mbetet që nuk e sheh diskriminimin dhe shtypjen shtetërore si shkaktarët kryesorë të gjendjes në Luginë, që u shfaq tash edhe në procesin jodemokratik zgjedhor, përmes pasivizimit të vendbanimeve dhe shlyerjes së shqiptarëve nga listat votuese”, ka shkruar Kamberi në ”Facebook”



