Durrësi është kthyer në pikën e takimit të peshëngritjes evropiane.
Mbi 700 sportistë nga 40 shtete janë mbledhur në qytetin bregdetar për Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinj dhe U-23, i cili do të vijojë deri më 19 tetor.
Në garë janë peshëngritës të të dyja gjinive, ndërsa vëmendja e publikut shqiptar është përqendruar te përfaqësuesja kuqezi dhe rezultatet që ajo synon të arrijë në këtë kompeticion.
Objektivi i ekipit shqiptar është fitimi i 12 medaljeve, me Shqipërinë që synon të marrë përsipër edhe organizimin e një kampionati botëror për këto grupmosha.
Përgjatë ditëve në vijim, gara do të përcaktojë fituesit e medaljeve, ndërsa për sportistët e rinj ky është një rast për të treguar nivelin e tyre dhe për të hedhur hapa të mëtejshëm në karrierën ndërkombëtare.


