LajmeRajonTopLajm

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët për Muajne bekuar të Ramazanit

Kryeministri Edi Rama ju ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook Rama uron një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah.

Postimi Ramës:

🌙Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt, ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore🙏

Related Articles

Back to top button
Close
Close