
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se USAID ka ndarë edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën në kuadër të Grantit për Objektivat Zhvillimore.
Osmani thotë se sot bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky amandament, sipas Osmanit “parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”.



