ASH mbështet çdo hap që çon drejt zhbllokimit të rrugës evropiane

Aleanca për Shqiptarët përshëndet takimin e paralajmëruar ndërmjet ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe i jep mbështetje të plotë çdo procesi që mund të çojë drejt kapërcimit të bllokadës dhe vazhdimit të integrimit evropian.

E ardhmja e vendit nuk duhet të bëhet peng i inateve politike, hidhërimeve apo betejave partiake. Interesi shtetëror dhe perspektiva evropiane duhet të jenë mbi çdo kalkulim ditor politik.

Çdo dialog serioz që na afron me zgjidhjen, çdo takim që hap rrugë dhe çdo hap që na çon drejt Bashkimit Evropian do ta ketë mbështetjen tonë.

Tani duhet përgjegjësi, maturi dhe vullnet për zgjidhje. Qytetarët kanë pritur mjaft. Vendi duhet të ecë përpara.