
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në një tubim parazgjedhor se Serbia nuk duhet të bëhet kurrë anëtare e NATO-s sepse “kjo aleancë na vrau fëmijët”.
Vuçiq, kryetar i Partisë Progresive Serbe, gjithashtu theksoi se “ne duhet të jemi mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur tokën tonë”, raporton Objektiv, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se, SNS ka mbajtur sot një tubim parazgjedhor në Uzhicë. Një numër i madh njerëzish u mblodhën për të mbështetur Vuçiqin.



