LajmeRajonTopLajm

Abazoviq tregon se kur pritet të votohet qeveria e re në Mal të Zi

Mandatari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se votimi qeverisë së re do të ndodh pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Berane dhe Ulqin më 27 mars.

“Për sa i përket URA-së, ne ishim të parët dhe të vetmit që ofruam një zgjidhje. Tani mund të duhet të presim që zgjedhjet lokale të përfundojnë dhe të gjitha partitë të marrin vendimet që kanë shpallur më parë”, tha Abazoviq.

Ai tha se do të mundohen që qeveria e tyre të jetë gjithëpërfshirëse, shkruan Al Jazeera.

“Unë jam ende i mendimit se në qeverinë e re nuk do të ketë ministra që të provokojnë emocione negative tek qytetarët. Do të mundohemi të jemi gjithëpërfshirës, ​​ky është obligimi ynë”, ka theksuar Abazoviq

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close