LajmeSport

Mbape firmos me Realin dhe merr menjëherë 60 deri më 80 mln euro

Ylli i PSZH-së, Kilian Mbape, javën e ardhshme do të firmos kontratën si futbollist i Real Madridit. “Los Blancos” e kërkuan francezin verën që lamë pas, duke ofruar edhe 200 milionë euro, por që u refuzua nga PSZH.

“Parisienët” kishin shpresë se do ta bindin Mbape-n për rinovimin e kontratës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe lojtari do largohet në verë si agjent i lirë. Mirëpo e përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Real Madrid dëshiron të mbyll këtë transferim para të premtes së ardhshme, me francezin që do nënshkruajë zyrtarisht kontratën.

Mbape pastaj do fitojë një bonus rreth 60 deri më 80 milionë euro, derisa në kontratën pesëvjeçare do fitojë 25 milionë euro për sezon. Pas kompletimit të transferimit së Mbapes, “Los Blancos” do fokusohen edhe të nënshkrimi me yllin e Borusia Dortmundit, Erling Haaland.

Related Articles

Back to top button
Close
Close