LajmeTeknologji
Sony dhe Nintendo pezullojnë dërgesat në Rusi

Gjigantët japonezë të video-lojërave Sony dhe Nintendo do të pezullojnë dërgesat në Rusi, duke iu bashkuar një numri në rritje të kompanive që largohen nga vendi për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Sony Interactive Entertainment (SIE) i bashkohet komunitetit global në thirrjen për paqe në Ukrainë,” shkroi Sony në Twitter. “Ne kemi pezulluar të gjitha dërgesat e softuerit dhe harduerit, nisjen e Gran Turismo 7 dhe funksionimin e PlayStation Store në Rusi.”
Nintendo gjithashtu do të pezullojë dërgesat në Rusi për momentin sepse dyqani i saj online nuk është i disponueshëm dhe ka shqetësime logjistike, kompania tha për AFP.



