LajmeRajonTopLajm

Rama: Lufta nuk na afekton ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte me emisionin Opinion, mbrëmjen e kësaj të enjteje tha se duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë. Kryeministri tha se kjo nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve.

“Ajo që qytetarët duhet ta kenë të qartë është që jemi këtu për t’i mbrojtur dhe mburoja që kemi vënë, për çmimin e energjisë deri tani ka funksionuar. Nuk e kishim parashikuar ne, dhe përveç shërbimeve inteligjente amerikane që e dhanë të qartë informacionin disa javë përpara, askush tjetër nuk ishte përgatitur realisht se do të kishte luftë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë dhe në një luftë që ne fatmirësisht nuk jemi në frontin e parë, në një luftë që ne nuk na afekton ushtarakisht, por që sigurisht na afekton patjetër nga pikëpamja e çmimeve”.

Dua vetëm të shtoj se ajo që kurrë nuk e mendonim dhe nuk e mendonte askush ka ndodhur. Lufta është rikthyer në formën e vetë më të egër dhe në atë formë që gjithë kjo gjeneratë që udhëheq Europën nuk e kishte njohur. Nuk është një film dokumentar, nuk është një film artistik. Ju jeni aty në vijën e luftës, matanë ka njerëz që vriten, bombardohen, ndahen dhunshëm nga familja e tyre. Burrat duhet të rrinë për të luftuar ndërsa gratë, vajzat dhe të moshuarit kalojnë këtej. Kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë se ata njerëz që qëndrojnë atje për të luftuar që me gojën e Presidentit Zelensky thonë “E vetmja gjë që kemi për të humbur është liria” na mësojnë ta çmojmë lirinë që kemi dhe të bëjmë ç’mos të përmirësojmë cilësinë e gjërave që kemi e kurrsesi të mos i përçmojmë e i përbuzim se thua i kemi aty përgjithmonë”./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close