LajmeRajonTopLajm

Qytetarët e parë nga Ukraina, arrijnë në Shqipëri

Lufta në Ukrainë po vazhdon. Qytetarë të shumtë ukrainas kanë ikur nga agresioni i Rusisë.

Edhe në Shqipëri kanë arritur 20 refugjatët e parë.

Mediat shqiptare raportojnë se ata kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut ne Shqipëri.

Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafethanës gjatë tri ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se ata kane udhëtuar të vetëm ose se bashku me familjet, por nuk kane kërkuar ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Mësohet se shtetasit nga Ukraina kane udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Ndërkohe një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit.

Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close