Ademi takon z. Filip Marsheto këshilltar në ambasadën e Francës në Shkup

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Shkup, këshilltarin e parë, z. Filip Marsheto, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani, pjesë e stafit të kësaj ambasade, shkruan Top24

Ademi dhe Marsheto gjatë diskutimit u fokusuan në zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe në ndërmarrjen e hapave drejt rrugëtimit europian të vendit. “Franca është vend mik i yni, andaj çdo bashkëbisedim me miqtë tanë nga ky vend, është në drejtim të ndërgjegjësimit dhe lehtësimit të rrugëtimit europian” tha Ademi.