BotaLajme

Zelensky: 6 mijë trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se afro 6 mijë rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të luftës.

Duke iu referuar sulmit rus në Babyn Yar, Zelensky tha se këto sulme janë dëshmi se për shumë njerëz në Rusi, Kyiv i joni është absolutisht i huaj.

“Ata nuk dinë asgjë për Kyiv apo për historinë tonë. Por, ata kanë urdhër ta fshijë historinë tonë, historinë e shtetit tonë, të na fshijë të gjithë neve”, tha Zelensky.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara OKB thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar.

Trembëdhjetë fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Por, Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, transmeton rtv21.tv.

Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close