Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit

Federata Greke e Futbollit festoi 100 vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast organizoi një mbrëmje gala ku mori pjesë edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përcolli urimet e tij për homologun e tij Chrysostomos Gkagkatsis dhe për të gjithë familjen e futbollit grek.

‘Urime 100-vjetorin e themelimit Federata Greke e Futbollit! Një jubile i rëndësishëm për futbollin grek dhe një histori e pasur për t’u duartrokitur e nderuar. Urimet më të përzemërta Presidentit Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe të gjithë familjes së futbollit grek. Gëzuar 100-vjetorin!’ – thekson presidenti i FSHF, Armand Duka në mesazhin e tij.

Pjesëmarrja e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë event përfaqëson një tjetër moment të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve të futbollit të dy vendeve, në kuadër të lidhjeve rajonale dhe europiane të federatave.