LajmeMaqedoniTopLajm

Sulmi i Rusisë në Ukrainë, reagon Pendarovski

“Dënoj fuqishëm aksionin ushtarak që po ndërmerr Rusia kundër Ukrainës, që do të çojë në mënyrë të pashmangshme në humbje të pariparueshme të jetës njerëzore dhe dëme materiale. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, një shkelje serioze e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim për stabilitetin e Evropës”.

Ky është qëndrimi i presidentit Stevo Pendarovski për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Si anëtare e NATO-s, ne i bashkohemi thirrjes së Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë armiqësitë në territorin e Ukrainës. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close