LajmeMaqedoniTopLajm

“Gjuha shqipe s’është zyrtare, përdoret sipas qejfit” – profesori Murati thotë se shqiptarët nuk janë as shtetformues në RMV

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, profesori universitar, Xheladin Murati vlerësoi se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, dhe për këtë arsye është marrëzi që të presim përdorimin e saj zyrtar nga institucionet shtetëror. Murati tha se pavarësisht se ligji është në fuqi, institucionet e përdorin sipas qejfit të tyre.

“Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtarë sipas qejfit- kush do ta përdore. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e RMV-së, ekziston si gjuhë e 20%. Së treti shqiptarët nuk janë popull shtet formues të shtetit të Maqedonisë, i cili status e zgjedh edhe çështjen e gjuhës. Koncepti i përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe nuk është i përsosur sepse nenet përbërëse të ligjit janë të papërsosura dhe jo koncize”, u shpreh Murati.

dhe sipas zv/ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, shqipja në RMV është avancuar, por jo edhe zyrtarizuar.

“Mendimi im ka qenë publik dhe transparent shumë më herët se gjuha shqipe është avancuar në masë të madhe, por nuk është e zyrtarizuar në nivel shteti. Ashtu siç e përmendi edhe drejtori në ato institucione apo vendbanime ku janë mbi 20 % është gjuhë zyrtare”, deklaroi Aliu.

Ndryshe mendon, drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela.

“Ligji e thotë shumë qartë, gjuha shqipe përveç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është edhe gjuha shqipe aty ku shqiptarët janë mbi 20%”, tha Sela.

Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për respektimin e gjuhës shqipe, thotë se prej kur janë licencuar inspektorët, janë bërë 23 inspektime edhe atë 16 të rregullta dhe 7 me denoncime nga qytetarët.

“Gjatë inspektimeve kemi konstatuar dhe kemi aktvendime të miratuara me vërejtje ato janë institucionet Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Fondi i Sigurimit pensional dhe invalidor dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup”, tha Iseni.

Çdo institucion që është i obliguar për ta zbatuar përdorimin e gjuhës shqipe duhet të përmbush detyrat dhe obligimet që ka, përfundoi, Xhelal Hoxhiq, zv/drejtor i Agjencisë për të drejtat e pakicave.

“Ekzistojnë komuna të cilat kur hynë në ueb faqen e tyre, kanë gjuhë zyrtare të më shumë bashkësive etnike, por në praktikë për shkak të mungesës së mjeteve, përkthyesve ajo mbetet gjithmonë diku në labirinte”, deklaroi Hoxhiq.

Inspektorët ka 2 muaj që janë licencuar, ndërsa çdo ditë dalin në terren për inspektime, tha Iseni. Institucionet që zbatojnë në tërësi Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisioni i letrave me vlerë, Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close