Lamborghini Countach 745 mijë dollarë vetëm se është prodhuar më 1984

Lamborghini Countach konsiderohet termi përfundimtar për një superveturë dhe një njësi e tillë, shumë e rrallë, është në kërkim të pronarit të ri.
Fotot e veturës së dalë në shitje, tregojnë një Countach 5000 S të vitit 1984 në gjendje gati perfekte. Janë gjithsej 321 kopje të këtij modeli që u prodhuan.
Modeli Countach 5000 S u prodhua në periudhën 1982 dhe 1985, i ndjekur nga Countach Quattrovalvole. Megjithëse 5000 S bazohet pothuajse në të njëjtën platformë si Countachi i parë, ai ka një sërë përmirësimesh, duke përfshirë vetë motorin.au
Lamborghini prodhoi një version me motor 4.75 litra, V12 që zhvilloi 375 kuaj fuqi, duke e bërë modelin shumë të dëshirueshëm.
Vetura është e lyer me ngjyrë të zezë “Nero Tenebre”, ndërsa pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të kuqe “Rosso”.
Përveç kësaj, ky Lambo ka kaluar pak më shumë se 14.000 kilometra.
Pronari aktual po i kërkon 745,000 dollarë për Countachin e tij.



